DYLON

Inaugurohet Galeria e re e Gjilanit

Inaugurohet Galeria e re e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka inauguruar sot Galerinë e Qytetit, e cila tha se do të jetë një mundësi e madhe për artistët.

“Jam i lumtur që e kemi realizuar Galerinë e re të qytetit si një mundësi e madhe për artistët dhe me vjen keq që nuk kemi arritur ta bëjmë ekspozitën e madhe për 28 nëntor, por besoj që në Flakën e Janarit administrata e re do të mund ta jetësojë, në kuadër të shtyllës së artit”, tha kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri me këtë rast e ka nderuar me mirënjohje artisten Anila Aliu, e cila në konkursin ndërkombëtar “Golden Classical Musical Awards”, në Nju Jork, u shpërblye me vendin e parë.

“Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë artistët e Komunës së Gjilanit me të cilët kam bashkëpunuar, të cilët më kanë bërë të nderuar dhe të vlerësuar. Në veçanti  falënderoj Anila Aliun e cila ka ardhur nga Nju Jorku me çmimin më të madh në piano pas një konkurrence globale. Ne jemi krenarë me sukseset e Anilës dhe i dëshirojmë shumë suksese edhe në të ardhmen”, shtoi Haziri.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Anila Aliu, e cila e ka falënderuar Hazirin për mbështetjen e madhe komunale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.