Autoritetet policore kanë bërë me dije për një aksident trafiku që ka ndodhur në Lagjen “Dardania” në Gjilan, me këtë rast drejtuesja e veturës dhe një pasagjere lëndohen.
Sipas raportit policor, e dyshuara, deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin ndaj veturës dhe aksidentohet me një muri të shtëpisë.
“Si pasojë, lëndime trupore pësojnë vozitësja e automjetit dhe një pasagjere, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin policor. /2LONLINE.com/