Në prag të Festës së Fitër Bajramit, Butiku Atalanta në Gjilan mendon edhe për ata që kanë nevojë.
Për të gjithë ato familje nevojtare për veshmbathje, Butiku Atalanta ka përgatitur edhe sot paketime me veshmbathje të cilat janë lënë jashtë lokalit e të cilat kushdo që kishte nevojë ka pasur mundësi t’i marr falas.
Muaji i Ramazanit është muaji i solidaritet e këtë porosi e kanë përçuar më së mirë edhe pronarët e Butikut Atalanta që kanë treguar gatishmëri për të ndihmuar familjet me gjendje të rënduar sociale. Ju lumtë! /2LONLINE/