DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në prag të Bajramit të Fitrit ndihmon 245 familje në nevojë

Këshilli i Bashkësisë Islame në prag të Bajramit të Fitrit ndihmon 245 familje në nevojë
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” sot ka përfunduar aksionin “Sofra e Ramazanit”, duke i dalë në ndihmë  245 familjeve  në nevojë  në Komunën e Gjilanit.

Përfituesit kryesorë në këtë ditë të fundit të Ramazanit ishin familjet me jetimë të regjistruar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe familjet me gjendje të rënduar sociale. Shumica e këtyre familjeve u ndihmuan me pako ushqimore, që përbëheshin nga gjërat më elementare për sofrën e bajramit, si: miell, vaj, sheqer, kripë, makarona  etj.

EkoHigjiena

 Agim Hyseni, koordinatori i ShHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, në ditën e fundit të Ramazanit ka falënderuar të gjithë ata donatorë në vend  të cilët kanë mbajtur gjallë aktivitetet e shoqatës “Bereqeti” gjatë tërë muajit. Falenderim i veçantë shkon për  Muhamed Ismajlin , shoqatën “Urtësia” në Zvicër, ETC – ELKOS, Flexgraf, Fluidi, shoqatën “Istanbul”  etj .

Gjithashtu, një falenderim shumë i përzemërt i kushtohet punëtorëve teknikë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, si Adem Osmani, Ruzhdi Haxhi, Enis Hyseni, Fisnik Maloku, Asad Thaqi etj., të cilët gjatë tërë muajit kanë kryer të gjitha punët rreth ndarjes së ndihmave në baza vullnetare.

Agim Hyseni

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.