Pakica shqiptare në Serbi jeton në një situatë të vështirë politike, ekonomike dhe ka numër të madh të papunësisë kryesisht në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Portali informativ Titulli.com gjatë hulumtimeve një vjeçare ka prezantuar kërkesat e shqiptarëve në fusha në ndryshme dhe pasqyrimin e gjendjes së përfaqësimit nëpër institucione shtetërore lokale, rajonale dhe kombëtare.
Në hulumtimet e fundit Tiulli.com në bashkëbisedim me personelin mjekësorë ka identifikuar disa kërkesa ën fushën e shëndetësisë dhe gjyqësorit.
Në fushën e shëndetësisë bashkëbiseduesit e Titulli.com ka identifikuar si kërkesa Qendrën Spitalore për Bujanoc e Preshevë për shërbime sekondare, trajnime për stafin shëndetësor, rritja e numrit të punësimit të shqiptarëve në Qendrën Shëndetësore në Vrajë, punësimin e shqiptarëve në ambulancën e Shëndetit në Medvegjë që për momentin është i punësuar vetëm 1 shqiptar.
Ndërsa në fushën e gjyqësorit, Titulli.com gjatë hulumtimit dhe bashkëbisedimit ka identifikuar si kërkesa decentralizimin e gjyqësisë, rritjen e numrit të përfaqësimit të shqiptarëve në organet e drejtësisë, gjykatë dhe prokurori në Vrajë, Bujanoc e Preshevë.
Portali Informativ Titulli.com gjatë hulumtimeve lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në organet e jurisprudencës të Republikës së Serbisë ka arritur të sigurojë se në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë janë të angazhuar dy zëvendësprokurorë, 1 kryetar gjykate, 6 gjykatës, 1 këshilltarë i pavarur dhe punonjës tjerë.
Të gjithë ata që dëshirojnë informacione më shumë lidhur me problematikën, kërkesat dhe pasqyrimin e përfaqësimit nëpër institucione shtetërore të shqiptarëve në serbi mundë të lexoni artikujt në këtë link. Integrimi i Shqiptarëve në Serbi.