Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës,Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive të identifikuara në Serbi.
“Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.