DYLON

Challandes sërish pozitiv në testin për Covid-19, Kombëtarja ndaj moldavëve do të drejtohet nga Sahiti

Challandes sërish pozitiv në testin për Covid-19, Kombëtarja ndaj moldavëve do të drejtohet nga Sahiti
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë. Edhe në rezultatet e sotme në testin për Covid-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv, njofton federata e Futvollit të Kosovës (FFK).

Ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma.

EkoHigjiena

Ndërkohë, për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar në Kombëtare edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi.

Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, njofotn FFK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.