Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë, ku qëllimi i dyanshëm i palëve është avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit. /2LONLINE/