Për krizën energjetike ka reaguar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, që përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999.
Postimi i plotë:
Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore. /2LONLINE/