Ish diplomati James Hooper, ekspert i çështjeve të Ballkanit, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se raporti i Kryeprokurorit amerikan Clint Williamson ka të bëjë më tepër me të ardhmen e Kosovës se sa me të shkuarën e saj.
Hooper, drejtor menaxhues i Grupit për Ligjin dhe Politikën Ndërkombëtare, me qendër në Uashington, mendon se ky rast nuk e errëson imazhin e UÇK-së, por ka të bëjë me disa individë të veçantë, të cilët përdorën pozitën e tyre për të fituar pushtet politik pas luftës.