(2L ONLINE) – Më 4 tetor 2014, u bënë 3 vjet nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës “Vatra”, Njazi Kadriu. Me rastin e përvjetorit të vdekjes, Kryesia e Lëvizjes “Vatra”, dhe kryesia e Shoqatës së ish-të Burgosurve Politik bënë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Njazi Kadriu.
Njazi Kadriu për shtatë vite radhazi vuajti kazamateve serbe, qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe, e megjithatë torturat nuk e thyen.
Ai doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara, duke ndodhur edhe UCK e UÇPMB, Njaziu qe nga ata veprimtarë u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes.
Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, komunikoi edhe pas luftës deri sa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithnjë.
Gjate Homazheve evokuan Kujtime për Njaziu nga Kryetari i Burgosurve Politik ne Gjilan, Sabit Rexhepi, Ramadan Dermaku, Avni Veliu nga Lëvizja Vatra e Hysen Kadriu nga Familja. /2L ONLINE/