Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913) – (III)

Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913) – (III)

Durham shkruante se: “sllavët vazhdonin të bërtisnin “vdekje Shqipërisë”. Shpëtimi i këtij vendi ishte një detyrë e qartë e Austrisë, e cila duhej të ishte edhe e Italisë”.

Shkruan: Sami Arifi

Organi i Dorës së Zezë Serbe, “Piemonti”, këshillonte therëjen e gjithë banorëve të Shkodrës, si dënim për kundërshtimin që ata kishin guxuar të tregojnë. Ashtu siç ngjan gjithmonë, lufta kishte ngjallur pasione më të ulta tek ajo racë (sero-sllave-ortodokse), e shumta “gjysëm e qytetruar”.

Malazezët bënin haptas masakra mbi popullsinë civile. Edith Durham që ishte dëshmitare e gjallë e ngjarjeve dëshmon: “serbët e malazezët pohonin haptazi qëllimet e tyre për t’i dhënë fund tërë racës shqiptare”.

Në këto rrethana tejet të rënda për popullin shqiptar, kryeministri i Austro-Hungarisë, Graf Berchtold i shpalos brengosjet në stafin e vetë të besuar për qëllimet e zgjerimit që kanë shtetet Ballkanike.

Ai e siguron Gjermaninë se Austro-Hungaria s’ka qëllime territoriale, por që s’mund të pranoi ekspansionizmin shokues seb në Ballkan.

Doktor Leonte na ka dhënë plot përshkrime për masakra të ngjashme me këto, të kriminuara nga serbët në Kumanovë, Prizren dhe gjithandej. Çfardo që lexohet më poshtë është një relacion i 20 nëntorit 1912 dhënë në Zemun nga korrespodenti i mirënjohur i luftës Hermengild Wagner:

lexo edhe: Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913) – (II)

Gjatë tri ditëve të qëndrimit tim në Nish, unë pata mundësi që të siguroja disa fakte bindëse që kanë lidhje me vrasjet e kriminuara nga trupat serbe.

Unë deklaroi se kam dëshmitarë me shumë reputacion, që mbështesin që të gjitha të rejat që po paraqes.

Një vajzë shqiptare 15 vjeçare u muarr në fortesën e Nishit. Dyshohej, kinse, ajo u kishte hedhur serbëve një bombë kur ata ishin duke hyrë në qytetin e Ferizajt. Vajza e mjerë, mbi të cilën rënkonte krimi, në vend që ta dorëzonin para gjykatës ushtarake, ia dhanë ushtarëve. Ata ia goditën asaj kafkën e kokës derisa ia bënë copa copa.

Në Seferaj, rrethi i Gjilanit, serbët i vunë flakën një kasolleje, ku hodhën të gjallë nëpër flakët e saja dy pleqt që banonin atje. Një burrë që dukej se i kishte të vetët të mjerët i moshuar dhe që iu lut flakëvënësve që të ndërhynte ai përmes flakëve e t’i nxirrte që andej ata, u vra me një plumb.

Këtë muaj janë djegur e rrafshuar për tokë lokalitetet e mëposhtme: Lubishtë, Kolish, Terpezë dhe Gjylekar. Pa as më të voglin shkas.

Më vonë janë shtën në nivelin zero edhe tri vendbanime të tjera, duke përfshi gra edhe fëmijë. Në qarkun e Gjakovës, në fshatin Bobaj, u rrahën keqas katër ushtarë serbë të cilët po përpiqeshin të përdhunonin një grua.

Menjëherë mbi Bobaj ra hekuri e zjarri i një ekspedite ndëshkuese. Asaj iu vu flaka. Ku gjithçka ishte kthyer në shpuzë e hi, ushtarët serb hasen në 70 (shtatëdhjetë) shqiptarë katolikë të cilët po ktheheshin në fshatin e tyre, nga pazari. Ushtarët serb, mbi pazargjit shqiptarë, kryen gjakderdhjen e grupit.

Në Prizren, prifti katolik nuk është lejuar që të bënte përshpirtjen e fundit të të vdekurve. Kushdo që takohet me priftin del para gjyqit ushtarak…

Vazhdon

KOMENTE