Urrejtje mjaft të mëdha për asgjësimin e shqiptarëve në përkrahje të Serbisë kishte, që herët, edhe Rusia. Ministri i jashtëm rus Sazanov, në bisedë me ambasadorin gjerman në Petersburg, thoshte se: “Shqipëria s’ka zgjidhje tjetër, vetëm si autonomi nën sovranitetin turk”, Por shefi i ambasadës gjermane thoshte se:
Shkruan: Sami ARIFI
“Ne dyshojmë se Turqia e përkrah të njëjtën zgjidhje”. Sazanov thotë se: “Jam i sigurt që Turqia e përkrahë zgjedhjen e një guvernatori shqiptar nën sovranitetin e saj” dhe në të njëjtën kohë shprehte urrejtje shumë të mëdha ndaj shqiptarëve, duke thënë se: “Të gjithë shqiptarët janë vrasës, mbytës, terroristë, prandaj mbytësi Esad Pasha, ndoshta është i përshtatshëm për guvernator të Shqipërisë”. Shtetin shqiptar të fortë dhe të zhvilluar ai e shihte si të pamundshëm.
Ndryshe nga qytetet e përmendura më lart, Ferizaj ka kundërvepruar me rezistencë të armatosur. Është luftuar pandërprerë 24 orë. Këtu ka ndodhur që një grua shqiptare së cilës i ishte vrarë i shoqi, me një pushkë të vjetër, ka shtrirë për tokë pesë serbë, duke shpaguar veten që e vrau me plumbin e fundit.
Masakra e ferizajve kushtoi 12.000 (dymbëdhjetë mijë) viktima. Deri tani, në qytet nuk ka pothuajse asnjë banor mbi moshën 15 vjeçare. Gjilani edhe se s’bëri rezistencë, e tërë popullata u shfaros me plumb, ose duke u djegur për së gjalli.
lexo edhe: Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913) – (I)
Në Prishtinë okupatori serb ka qenë ende më i përgjakur. Numri i shqiptarëve të vrarë ishte mbi pesë mijë veta.
Në Prizren bandat serbe shkatërruan më shumë se askund tjetër. Ata kanë thyer dyer shtëpish dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pyetur a ishte i ri a plak, burrë e grua. Sulmet përsëriteshin për natë brenda në qytet dhe periferi të tij.
Numri i të vrarëve vetëm në ditën e parë është mbi 4000 (katër mijë) frymë të masakruar është peshqeshi i ditës së parë të invazionit serb.
Por pavarësisht nga ky fakt, kryekomandanti, Jankoviq me grykat e armëve tek krenat e të gjithë personaliteteve e prijësve të fiseve shqiptare që mundi të kapte, i detyroi ata që të nënshkruanin një deklaratë mirënjohjeje drejtuar mbretit serb Petër për “ushtrinë serbe që erdh e na çliroi”.
Gjashtëdhjetë shqiptarë janë vrarë në Terstenik, tridhjetë e dy në Smirë, nëntëmbëdhjetë në Lubishtë. Në Komogllavë ku numëroheshin pesëdhjetë shtëpi, u vranë që të gjithë burrat pa asnjë përjashtim.
Më pas, po në këtë zonë, janë mbledhur burrat, janë vënë me forcë në rresht dhe janë detyruar të përshëndesin ushtarakisht.
Pastaj janë lidhur këmbë e duar dhe janë pushkatuar. Në Preshevë gjithashtu kanë mbetur fare pak njerëz të gjallë.
Në fund të shkurtit 1913, forcat e armatosura serbe hynë në fshatin Shashare. Grumbulluan të gjithë burrat dhe djemtë, dhe, para tyre, nisen të përdhunojnë të gjitha vajzat dhe grat e fshatit. Po në këtë mënyrë të turpshme e faqezezë, ushtria serbe veproi edhe në fshatin e Letnicës.
Duhet të vemë në dukje se popullata e Shasharës dhe e Letnicës ishte krejtësisht sllave dhe katolike. Egërsia e patregueshme e trupave serbe nuk ka kursyer edhe racën e vet katolike.
Pikërisht në ditën e pushtimit të Durrësit nga ushtria gjakatare serbe, profesori kroat, Milan von Sufflay, botoi në gazetë një shkrim të gjatë, ku tregonte se argumentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike. Artikullin e tij e botonte gazeta Austro-Hungareze Neue Freie Presse.
Vazhdon pjesa e tretë…