Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)

Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)

Në të gjitha rastet gjatë luftërave është aplikuar metoda serbe e shkatërrimit. Pikërisht, kjo lloj lufte, lufta serbe kundër shqiptarëve e filluar me të madhe në vitet 1912-1913, po edhe më herët, që nga viti 1878 e tutje, ka vazhduar pandërprerë deri në krimet më të fundit serbiane në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovën shqiptare.

Shkruan: Sami ARIFI

Serbia duke mbrojtur tezën që shqiptarët ishin të ardhur vonë në Maqedoni e në Kosovë, ajo kishte për qëllim që të paraqiste si të padiskutueshëm historikisht kufijtë që po vendoseshin gjatë viteve 1912-1913.
Serbët këmbëngulën më tej që jo vetëm Kosova dhe Maqedonia, por gjithashtu edhe qyteti i Shkodrës dhe Porti i Durrësit, si edhe e gjithë zona që quhej sot Shqipëria Veriore, paskëshin qenë nën sundimin serb pare se të vinte Turqia.

Është në interes për hir të vërtetës të nënvizohet fakti që, sipas shkencëtarit francez Ami Bue (Ami Boue) (10), në vitin 1838, popullata e Serbisë ka qenë më e vogël se 900.000 (nëntëqind mijë) banorë, kurse shqiptarët numëroheshin më tepër se 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë).

Atëherë shqiptarët kanë qenë numerikisht dy herë më shumë se sa serbët, dhe më shumë se grekët. Mjaftojnë këto shifra për të patur një ide se sa i madh ka qen gjenocidi i ushtruar me format nga më të shumëllojshmet mbi shqiptarët-i pabesueshëm për Evropën e shekullit XX.

Justin Godar shton se: Të gjitha kombet duhet të dijnë të bëjnë dallimin në mes një populli dhe qeverisë së tij, si e bëjnë shqiptarët.

Megjithatë, në Jugosllavi qeveritë pasuan njëra-tjetrën dhe nuk ndryshuan asgjë në drejtim të trajtimit të shqiptarëve, të cilët vazhduan të ishin të ngacmuar, të burgosur, torturuar, të vrarë e të diskriminuar tërë kohën.

Gazeta frankfurter Zeitung ka shkruar se: “Duke iu referuar të rejave të fundit, sipas të cilave, 300 shqiptarë prej Lume, të cilët duke qenë të paarmatosur, u pushkatuan pa asnjë proces gjyqësor.

Që në fillim të luftës, autori i librit, Leo freundlich citon të ketë dëgjuar personalisht nga autoritetet serbe prej më autoritarëve, që shpreheshin fare hapur: “Ne do t’i shfarosim shqiptarët”.

Serbët-deklaron profesor Schiemann në artikullin e tij botuar tek gazeta “Crusading”- po zhvillojnë kundër shqiptarëve një luftë të formës së gjenocidit. Ata do të dëshironin me shpirt që të shfarosnin një komb me rrënjë e me degë”.

Edhe gazeta “Dely Chronicle” raporton me 12 nëntor 1912 se, therjet masive të mijra shqiptarëve prej serbëve është një fakt që s’mund të kundërshtojë askush. Pran Shkupit dy mijë shqiptarë mysliman, dhe, jo fort larg prej Prizrenit, pesë mijë të tjerë, janë therrë pa mëshirë. Janë ndezur flakë shumë fshatra, dhe janë masakruar banorët e tyre.

Me rastin e kontrolleve të armëve nëpër shtëpia, gjakftohtësish janë vrarë shqiptarë të pafajshëm, pa patur pikë rëndësie për vrasësit nëse gjendej armë e municion nëpër shtëpitë e viktimave apo jo. Serbët e kanë bërë krejtësisht të qartë se shqiptarët mysliman duhet të shfarosen.

Shumicës së gazetarëve të huaj iu ndalua hyrja në Kosovë, por, megjithatë, lajmet u përhapën: një gazetar danez raporton nga Shkupi se në Prizren ishin vrarë pesë mijë shqiptarë pas pushtimit të qytetit, kurse më pas shtonte se fushata serbe “kishte marr karakterin e një masakre të tmerrshme të popullatës shqiptare”.

Në dhjetor të vitit 1912, mbreti serb kishte shpallur një dekret personal, nëpër mjet të së cilës e vinte tërë këtë rajon nën sundimin ushtarak; nga shqiptarët kërkohej ose t’i dorëzonin të gjitha armët, ose do të konsideroheshin si armiq të cilët do të ndiqeshin pa mëshirë.

Njoftime mjaft të plota kishte dhënë argjipeshkvi shqiptar katolik i Shkupit, Lazër Mjeda, në raportin e tij dërguar Romës, më 24 janar 1913. Ai theksonte se në Ferizaj ishin mbetur gjallë vetëm tre shqiptarë mysliman të moshës 15 vjeçare; se popullata shqiptare e Gjilanit ishte masakruar, ndonëse qyteti ishte dorëzuar pa rezistencë; kurse Gjakova ishte shkatërruar tërësisht.

Rasti më i tmerrshëm kishte ndodhur në Prizren, i cili si Gjilani, ishte dorëzuar në mënyrë paqësore, “qyteti duket si një mbretëri e vdekjes. Ata trokasin në dyert e shtëpive shqiptare, i marrin meshkujt dhe i pushkatojnë menjëherë, sa u përket grabitjeve plaçkitjeve dhe dhunimeve, më mirë të mos përmenden; që atëherë urdhri i ditës ishte:

Kundër shqiptarëve lejohet çdo gjë-jo vetëm lejohet, por edhe kërkohet edhe urdhërohet, dhe, me gjithë këto tmerre të llahtarshme, komandanti ushtarak, Bozho Jankoviq, e detyroi me dhunë parinë e qytetit të Prishtinës, ai me armë në dorë, që t’i dërgonte mbretit Petër një telegram falënderimi.

KOMENTE