Superliga e Kosovës në futboll ka përfunduar sot, dhe kampione e kampionatit 2019/2020 është FC Drita, kurse SC Gjilani i dyti si nënkampion.
Këtë titull skuadra kaltër e bardh e kishte siguruar një javë më parë falë pikëve të grumbulluara përgjatë gjithë kampionatit, ndërsa ndeshja e sotme ndaj Ballkanit në Suharekë u mbyll me fitore të vendasve, 2:1.
Skuadrën e ka uruar i pari në zhveshtore, trajneri i Dritës, Ardijan Nuhiu, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme futbollistëve.
https://www.facebook.com/wisarbeqiri/posts/3077034332386537
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe SC Gjilani në udhëtim ndaj Flamurtarit, duke siguruar biletën për në Evropa Ligë.
Për herë të parë në histori, klubi kuq e bardhë do të marrë pjesë në garat evropiane si nënkampione e Superligës, ndërsa Drita si kampione në Ligën e Kampionëve.
Kjo është një ngjarje historike e futbollit gjilanas, pasi tashmë “Intelektualët” dhe “Skifterat” do ta prezantojnë futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
Kjo është tabela përfundimtare e kampionatit 2019/20.