Drita është kualifikuar në rundin e tretë të Ligës së Evropës, derisa ka eleminuar Sileksin në Shkup me rezultat të pastër 0:2. Golat e Dritës i shënuan Fidan Gërbeshi dhe kapiteni Ardian Limani në pjesën e dytë, shkruan 2LONLINE.com.
Kampionët e Kosovës ishin më të mirë se skuadra kundërshtare, pothuajse gjatë tërë lojës, ndërkohë që konkretizuan vetëm dy gola nga shumë raste për shënim që kishin.
Drita ndeshjen e radhës në garat ndërkombëtare do ta zhvillojë më 24 shtator nga Legia Varshavës në Polonit.
Me këtë sukses, Drita është skuadra e parë kosovare që kalon rrethin e tretë të Evropa Ligës dhe skuadra e parë kosovare që kaloi raundin preleminar të Ligës së Kampionëve në vitin 2018./2LONLINE.com/