DYLON

Haziri ngushëllon familjen Shabani me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Xhelal Shabani

Haziri ngushëllon familjen Shabani me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Xhelal Shabani
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Xhelal Shabani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shabani. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Shabani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe të veprimtarit, Xhelal Shabani.

EkoHigjiena

Xhelali ishte personalitet i vecantë dhe i përkushtuar ndaj familjes e vendit dhe veprimtar i palodhshëm, duke dhënë kontribut të gjithanshëm me aktivitetet e tij.

Duke e njohur si shembull, sot asgjë nuk mund ta mbush zbraztirën e humbjes së tij, por lutem që i me veprat e tij të mira të jetë kujtim i mirë për të gjithë ata që e kanë njohur.

Familje e nderuar Shabani, miq, shokë dhe kolegë të Xhelalit, në këto momente të rënda kur vendi po ballafaqohet me pandeminë e në pamundësi të vizitës, në emrin tim dhe të qytetarëve të Gjilanit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.