Debati publik lidhur me formimin e ushtrisë është i nevojshëm por duket se me pompozitet po krijojmë një gjendje amullie kur flasin për këtë temë dhe sikur, padashje, e gjithë vëmendja është okupuar nga një debat militarizues, pa llogaritur koston financiare.
Shkruan: Zejnullah Jakupi
Kosova dhe NATO
Për vite me radhë, NATO (KFOR-i) garanton paqen dhe sigurinë në Kosovë. Elita politike e kishte pështjelluar sagën e saj vazhdimisht se duhet ta posedon ushtrinë e saj, se pa këtë ushtri nuk mund të zhbëhet frika nga pushtimi nga Serbia, prandaj ajo duhet të bëhet, pavarësisht se nuk e kanë llogaritur koston e ushtrisë, pra, siç e thonë „vijat buxhetore“. Buxheti i Kosovës për vitin 2019 ka paraparë vetëm 30 milion Euro për ushtrinë. Kjo shumë simbolike është tmerrësisht e vogël kur krahasohet me buxhetin që duhet ta ketë një ushtri moderne e një shteti sovran të pavarur (Gjermania për shembull, për vitin 2018 kishte buxhetin e mbrojtjes rreth 38.5 miliardë euro). Përveç parave dhe buxhetit që Republika e Kosovës nuk e ka, përkundër dëshirës, lind pyetja; se nga do ti blej edhe ato pak pajisje ushtarake? NATO nuk ka pajisje të veta, ose mund ti huazojë nga secili shtet anëtare e saj. Ose Republika e Kosovës bënë marrëveshje me ndonjë shtet për blerjen e tyre. Bërja e ushtrisë tani për tani as që mund të paramendohet për shkak të kostos së lartë financiare. Sepse Kosova nuk mund të krahasohet me Gjermaninë, as me Rusinë, por as me Serbinë e cila prodhon armë, madje është vendi i cili furnizon shtetet që nuk e kanë njohur republikën e Kosovës.
Serbia dhe exporti i armatimit drejt Lindjes së Mesme
Serbia është njeri-ndër shtetet e para dhe kryesore në gjithë Evropën e cila i shet armë Arabisë Saudite, e cila edhe ka bërë dhe po bënë një varg investimesh në këtë vend.
Siç ka raportuar BIRN nga Beogradi, në natën e 28 nëntorit 2015, motorët e mëdha të një avioni aeroplan të tipit lljuschin ll-76 ishin nisën drejt linjës ajrore të Bjellorusisë Ruby Star i cili kishte ngarkuar armë për beteja të ashpra. Duke filluar nga aeroporti i Nikola Tesla, aeroplani i ngathët kishte fluturuar drejt Jeddah në Arabinë Saudite.
Vetëm gjatë vitit 2015 Serbia kishte transportuar armë dhe municione drejt për në Turqi dhe në Lindjen e Mesme, nga ku ishin dërguar në luftërat brutale civile në Siri dhe Jemen. Vlera totale e exportit llogaritet të jetë 1,2 miliardë Euro (pëfërisht 200 milionë më pak sa shuma totale e buxhetitë të Republikes së Kosovës për vitin 2019). Exporti ka vazhduar edhe në vitin 2016 dhe tutje.
Kundërshtimi i transformimit të FSK-së në ushtri nga NATO dhe Serbia
Gazeta gjermane Die Zeit (Koha) 05.12.2018 duke ju referuar agjensive të lajmeve DPA, AFP, AP, shkruan se Serbia e kërcënon Kosovën me ndërhyrje ushtarake. Më 14 dhjetor, parlamenti në Kosovë dëshiron të votojë për ushtrinë e vet. NATO dhe Rusia kritikojnë planin, Serbia po e konsideron si një reagim ushtarak.
Paralemnti i Kosovës nëse voton më 14 dhjetor për ushtrinë duhet ta ketë parasysh se Baza për këtë rregull është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, e cila akoma është në fuqi.
Serbia shprehet hapstas se frikësohet gjoja nga spastrimi etnik. Për Serbinë, votimi për formimin e ushtrisë së Kosovës është një provokim: Zyrtarët e qeverisë serbe akuzojnë Kosovën se dëshiron ta dëbojë këtë pakicë duke ndërtuar një ushtri. “Ne nuk mund të qëndrojmë pranë dhe të shikojmë me qetësi ndërsa dikush kryen një spastrim të ri etnik”, ka thënë kryeministraj e Serbisë Brnabiq. Kryeministri kosovar Haradinaj ka hedhur poshtë akuzat. Ishte “një gënjeshtër e qartë” se qëllimi i ushtrisë së planifikuar ishte të pushtonte Kosovën e veriut.
NATO dhe Rusia gjithashtu kritikojnë planet e militarizimit të qeverisë kosovare. Përparimi vjen në kohën e gabuar, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Ajo mund të ketë “pasoja serioze për integrimin e ardhshëm euroatlantik të Kosovës”. Nëse qeveria në Prishtinë në fakt krijon forcat e veta të armatosura, aleanca ushtarake duhet të “rishqyrtojë shtrirjen e përfshirjes së saj në Kosovë”. Që nga përfundimi i Luftës së Kosovës në vitin 1999, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka qenë përgjegjës për sigurinë e Kosovës. Aktualisht, ajo përfshin më shumë se 4,000 ushtarë duke përfshirë edhe ushtarët e Bundeswehr-it gjerman.
Rekomandimi
Zërat kundër transformimit në FSK-së në ushtri nga opozita kosovare janë më të paktë, dhe komentojnë se ushtria është elementi ndër më të rëndësishmit e shtetit, por në rastin e Kosovës, procesin e krijimit të saj e shohin të papërshtashëm.
Imer Mushkolaj thotë se ideja e transformimit të FSK-së në ushtri për qytetarët vjen si një fije shprese se shteti po bëhet, e për politikanët si një fije shprese se dështimet e tyre do të harrohen të paktën për një kohë. Por jo, ushtria nuk i mbulon dot dështimet duke shtuar se “Sot, në vend të çarjes së izolimit ua ofrojnë ushtrinë, në vend të zhvillimit ekonomik ua ofrojnë ushtrinë, në vend të shëndetësisë e arsimit më të mirë ua ofrojnë ushtrinë…”.
Edhe Fahri Musliu analist dhe ish-korrespodent i RTK-së në Beograd thotë se “Kosovës nuk i duhet ushtria. Ka 22 shtete në botë që janë anëtare të KB dhe nuk kanë ushtri. Madje Islanda e fuqishme ekonomikisht pa ushtri është anëtare e NATO. Kështu ka mund të jetë edhe Kosova. Ama kjo bë bëhet vetëm për t´i mbuluar dështimet politike dhe për interesa personale e grupore“.
Si përfundim mund të thuhet se histeria lidhur me gjoja sulimin nga fqiu verior Serbia ndaj Kosovës duket se nuk ka bazë shqetësuese kur dihet se NATO (KFOR-i) e ka bazën më të madhe në rajon plus ka partneritet paqësor me Serbinë. Madje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po dialogon me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiq për një marrëveshje paqësore të pajtimit. Prandaj, sikur Republika e Kosovës ta kishte buxhetin e duhur shumë lehtë dhe natyrisht me ndihmën e SHBA-ve do të mund të bëhet realitet transformimi i FSK-së në ushtri.