Në fshatin Kabash të Vitisë, është zhvilluar një aksion i pastrimit, ku është larguar një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen “Deliu” dhe atë për skaj të lumit “Morava e Binçës”.
Ky aksion i pastrimit është zhvilluar nga vullnetarë të kësaj lagje në bashkë organizim me drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ( DSHPE) dhe përkrahjes së kompanisë “ Transporti” me pronar Ramush Haziri.
Përndryshe drejtori i DSHPE-së, Basri Aliu falënderoi vullnetarët për këtë aksion të pastrimit duke potencuar se aksione të tilla pritet të mbahen edhe në të ardhmen. /2LONLINE/