DYLON

Me aktivitete të shumta u shënua Dita Botërore e Librit

Me aktivitete të shumta u shënua Dita Botërore e Librit
Avatar photo Redaksia

Në Bibliotekën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, aktivi i profesorëve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, nën udhëheqjen e profesoreshës Shqipe Sijarina – Jakupi dhe në bashkëpunim me profesoreshën Diana Mustafa dhe nxënësit e përzgjedhur të klasave të dhjeta është mbajtur një aktivitet kulturor për shënimin e Ditës Botërore të Librit.

Nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë publikuar rezultatet e një hulumtimi se a  lexojnë, sa lexojnë dhe kur lexojnë nxënësit tanë. Në këtë aktivitet është paraqitur edhe panoja – kolazh me veprat e shkrimtarëve botërorë dhe shqiptarë dhe me thënie për librin që shfaqen si rreze që ndriçojnë mendjen. Aktivitet tjetër ishte edhe realizimi i kopertinës së librit të parë shqip.

EkoHigjiena

Në këtë ditë të veçantë për librin janë shpallur edhe lexuesit më të dalluar në Bibliotekën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” për vitin shkollor 2022/2023 e që kësaj radhe ishin  Melos Hajrullahu nga paralelja XI/1 dhe Vesë Maliqi nga paralelja  XII/8. Nxënësit fitues janë shpërblyer me nga një libër, të cilin ua ka dhuruar  Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet realizuan një lexim simbolik edhe atë për një orë në sallën e bibliotekës si qëllim vetëdijesimi për rëndësinë e leximit.

Siç ka theksuar profesoresha Shqipe Sijarina – Jakupi, qëllimi i aktivitetit është sensibilizimi për rëndësinë e leximit si komponent kryesor për formimin intelektual dhe pasurimin kulturor, por edhe te nxisim kreativitetin te nxënësit dhe zhvillimin e mendimit kritik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.