“Në kuadër të përpjekjeve tona të vazhdueshme për të luftuar kyçjet ilegale dhe për të siguruar që resurset e ujit të pijshëm të mbeten të sigurta dhe të arritshme për të gjithë konsumatorët e përgjegjshëm, ekipet tona të inspektimit janë duke vazhduar me angazhim maksimal në verifikimin e kyçjeve ilegale”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava” në Gjilan, transmton 2LONLINE.com.
Bëhet me dije se gjatë inspektimit të sotëm, ekipet e Hidromoravës kanë zbuluar disa kyçje ilegale, njëra prej të cilave është zbuluar në një objekt banimi. “Ky veprim është në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren për sigurinë dhe funksionimin e sistemit të furnizimit me ujë”.
KRU “Hidromorava”, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të adresuar kyçjet ilegale, dhe tregon se ndëshkimet për kyçjet ilegale janë të rënda dhe te rrepta, duke përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.
“Ne kemi një detyrim të përbashkët për të ruajtur burimet e ujit dhe për të siguruar që ky resurs i çmuar të jetë i përdorshëm për të gjithë konsumatorët tanë të përgjegjshëm”, thuhet në fund të njoftimit të KRU “Hidromrava”, Gjilan . /2LONLINE/.