Shtimi i kapacitetit të ujit përmes rifunksionalizimit të rezervuarit më të madh të ujit në Kamenicë dhe hapjes së puseve
”Përveç rritjes së kapacitetit të rezervuarit në 500m3, është duke u investuar edhe në hapjen e një pusi të ri dhe rifunksionalizimit e dy puseve ekzistuese, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Berivojcë të Kamenicës”, thuhet në një njoftim të KRU Hidromorava.
Rifunksionalizimi i këtij rezervuari dhe hapja e puseve për shtimin e kapacitetit të ujit arrin vlerën e 120,000 eurosh, nga këto 50,000 euro ka ndarë KRU Hidromorava e cila nën drejtimin e Kryeshefit Ekzekutiv Ymer Salihu tregon përkushtim në ngritje të shërbimeve ndaj konsumatorëve.
”Falenderojmë Kryetarin e Komunës së Kamenicës z.Kadri Rahimaj për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës. /2LONLINE/