KRU “Hidromorava” ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjetin primar, respektivisht kyçja e gypave të rinj në rrjetin kryesor te rruga “Adem Jashari”, në Gjilan, me datë 10.06.2020, ditë e mërkure, do të ndalet furnizimi me ujë prej orës 08:00 deri ora 16:00. Ndërprerja do të aplikohet për Qendrën e qytetit të Gjilanit, por mund të ndodhë që të ketë mungesë të ujit edhe në disa pjesë më periferike, transmeton 2LONLINE.com.
Ja njoftimi i plotë:
KRU “HIDROMORAVA” SH.A. GJILAN
NJOFTIM
09.06.2020
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin primar, respektivisht kyçja e gypave të rinjë në rrjetin kryesor te rruga Adem Jashari, me datë 10.06.2020, ditë e mërkure, do të ndërpritet furnizimi me ujë prej ores 08:00 deri ora 16:00.
Ndërprerja do të aplikohet për Qendrën e qytetit të Gjilanit, por mund të ndodhë që të ketë mungesë të ujit edhe në disa pjesë më periferike.
Kompania ka mision të saj përmirësimin e shërbimeve dhe kualtitetit të furnizmit me ujë, dhe mbi këtë bazë është duke investuar në ndërrimin e gypave të vjetër siç është rasti me investimet kapitale në rrugët “Isa Kastrati” dhe “Evlia Çelebia”.
Prandaj, menaxhmeti i kompanisë ju falenderon për mirëkuptim dhe bashkpunim.
Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit!