DYLON

Përkujtohet gazetari Ibrahim Sefedini në njëvjetorin e vdekjes

Përkujtohet gazetari Ibrahim Sefedini në njëvjetorin e vdekjes
Avatar photo Redaksia

Gazetarë, ish-kolegë, përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton”, të shoqërisë civile dhe miq, e kanë nderuar gazetarin Sefedini tek varri i tij në Sllatinë të Epërme.

Ata poashtu gjatë ditës kanë risjellë kujtime dhe ngjarje nga jeta e bujshme e tij si profesionist dhe njeri.

Miqtë dhe kolegët gazetarë thanë se Ibrahimit do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale.

EkoHigjiena

Ibrahim Sefedini ndërroi jetë një vit më parë në moshën 51 vjeçare nga një sëmundje e gjatë në Francë.

Gjatë karrierës së tij prej gazetari, ai punoi suksesshëm për mediume të ndryshme lokale e nacionale. Së fundmi për vite ishte korrespondent i gazetës “Koha Ditore”.

Përveq që dha kontribut të madh për informimin e drejt dhe të saktë, ai njihej edhe si aktivist i shoqërisë civile përmes OJQ “Elita”.

BURIMI: Plus TV

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.