“Për shkak të festës së Kurban Bajramit, KRU “Hidromorava” Sh.a Gjilan, do të anulojë planin e reduktimeve”, kanë bërë të ditur drejtuesit e kësaj Kompanie.
Ja njoftimi I plotë:
KRU “Hidromorava” Sh.a
Gjilan
Njoftim
Të nderuar konsumatorë!
Për shkak të festës së Kurban Bajramit KRU “Hidromorava” Sh.a Gjilan, do të anulojë Planin e reduktimeve.
Ju ftojmë që të kurseni ujin mos të keqpërdoret për ujitje, larje të automjeteve, trotuareve, në mënyrë që të solidarizohemi me të gjithë konsumatorët dhe të kemi qasje të barabartë të furnizimit me ujë në këto ditë krize me ujë dhe me temperatura ekstrem të larta.
Ju urojmë festën e Kurban Bajramit!
Menaxhmenti i KRU “Hidromorava”