Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafikfotoilustrim

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës, vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik, përmes zbatimit të planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.

“Duke e parë shtimin e automjeteve përgjat sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës kërkon dhe njeherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së siguris në trafik”.

Policia e Kosovës, uron që kjo festë të kaloj në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, thuhet në njoftim.

KOMENTE