DYLON

Lutfi Haziri: LDK-ja, dera e vetme që e ruan shtetin!

Lutfi Haziri: LDK-ja, dera e vetme që e ruan shtetin!
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i përbashkët me strukturat, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mobilizimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vjeshtë.

Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pëfundimisht në këto zgjedhje do të rikonfirmohet bastioni i partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.

EkoHigjiena

“LDK e Gjilanit në shtab zgjedhor nga sot i ka 980 anëtarë për të udhëhequr procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për t’u rikonfirmuar bastioni i LDK’së në Gjilan dhe Anamoravë. Në bashkëpunim me kryetarët e Degëve në këtë regjion, do të shkaktojmë ngritje të mbështetjes qyterare, madje edhe përtej LDK’së. LDK, jo vetëm që është shpresë për këtë vend, por është dera e vetme që e ruan këtë shtet dhe këto institucione që janë ndërtuar me sakrificë dhe me gjak”, tha kryetari Haziri gjatë takimit me strukturat e partisë.

Haziri pohoi se në këto zgjedhje do të ndodhë rikthimi i madh i LDK’së, duke shtuar se marrëveshja politike e proklamuar kohë më parë nga ai, e unifikoi partinë si asnjëherë më parë.

Në këtë takim kanë folur edhe kryetari i Degës së LDK’së në Kamenicë, Jeton Biqkaj, kryetarja e Forumit të Gruas në nivel qendror, Lirije Kajtazi, kryetarja e Forumit të Gruas në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe anëtarët kryesisë, Arben Mehmeti, Arbër Ismajli, Avdyl Aliu e Shpresa Kurteshi Emini.

Ndërkohë, të gjitha strukturat e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan kanë rikonfirmuar unitetin dhe mbështetjen e madhe ndaj kryetarit Lutfi Haziri në të gjitha proceset.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.