Njoftim për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Rrugën “Ali Hajdari”
Të nderuar konsumator,
Me këtë njoftim, iu informojmë se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në Rrugën “Ali Hajdari” për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit.
Ekipet tona teknike janë në terren duke identifikuar dhe riparuar defektin, andaj, ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së furnizimit me ujë.
Jemi të përkushtuar që të kthejmë furnizimin me ujë të pijshëm sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!