KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan
Njësia Kamenicë
Njoftim për konsumatorët në lagjen “Malësia”
Kamenicë, 02 gusht 2021 – Ashtu siç ju kemi njoftuar më parë në SP nr. 3 në Kamenicë është djegur pompa zhytëse, si pasojë e këtij defekti konsumatorët e lagjes “Malësia” kanë mbetur pa furnizim me ujë nga dita e premte.
KRU “Hidromorava” SH.A. menjëherë ka kontaktuar kompaninë përgjegjëse për zëvendësimin e pompës së vjetër, ku ditën e shtune kompania kontraktuese ka marrë obligim për furnizim me pompë të re, por fatkeqësisht akoma nuk e ka sjellë.
Duke qenë të vetëdijshëm për nevojën e qasjes në shërbime të ujësjellësit, veçanërisht këto ditë me temperatura të larta ekstreme, Ju njoftojmë që kompania është duke dhënë maksimumin në mënyrë që të sanohet defekti dhe të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.
Ju kërkojmë ndjesë për vonesën dhe Ju falënderojmë për mirëkuptim!
Tel: 044 98 30 93
Përgjegjësi i Njësisë së KRU “Hidromorava” Sh.a
Kamenicë.