“Qytetarë të nderuar, ju që furnizoheni me ujë nga sistemet e veçanta në zonat rurale (rajoni i Novobërdës, rajoni i Kamenicës, Pozheran, Zhegër, Bilinicë, Llovcë, Malishevë dhe Dobërçan) vloni ujin. ndërsa konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Përlepnicë dhe FPU Velekincë ju njoftojmë se uji është brenda standardeve për ujin e pijes dhe nuk ka nevojë të vlohet”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”, në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Më tej në njofitm thuhet:
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.
Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.
Ekipet e Institutit Kombëtar kanë ngritur vigjilencën dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.
Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve. /2LONLINE/