• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

AKK: Komunat nuk e kanë rritur faturën e tatimit në pronë

Redaksia 2LONLINE 24 Janar, 2023 4 min
 AKK: Komunat nuk e kanë rritur faturën e tatimit në pronë

Pas reagimeve të qytetarëve për rritjen e çmimit të faturës për Tatimin në Pronë, duhet të sqarojmë se kjo rritje nuk vjen nga Komunat, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Fatura e tatimit në pronë përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese:

1. Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe

2. Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat.

Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.

Së këndejmi, vlen të sqarohet se Komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut.

Pra, çmimi i faturës së Tatimit në Pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore.

Kështu, me rritjen e çmimit të pronave (pa u rritur fare norma tatimore nga Komunat) është rritur automatikisht vlera e faturës së Tatimit në Pronë.

Ajo çka është varur nga Komunat nuk ka ndryshime, sepse ato mbeten të përkushtuara që të mos bëjnë ngritje në këtë kohë të vlerave të taksave për qytetarët, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve.

Me këtë rast, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njçherë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend, Ligji i ri i Tatimit në Pronë, ku është kërkuar që norma tatimore aktuale të ulet nën 0.15%., thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës. /2LONLINE/

Etiketa:Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rekomandojmë Tatimit në Pronë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com