/Fjalë rasti nga Rina Ahmeti Kasumi, zëdhënëse në KRU “Hidromorava” sh.a Gjilan, për nder të Ditës Botërore të Ujit/
Të nderuar media se pari ju falënderoj që keni pranuar ftesën tonë për ta përcjellë aktivitetin tonë nga afër, dhe që po na mundësoni që për nder të Ditës Botërore të Ujit ta përçojmë mesazhin tonë e cila ka për qëllim të sensibilizoj të gjithë qytetarët duke inkurajuar që të ndërmarrin veprime të vogla në jetën e tyre të përditshme për të ndryshuar mënyrën se si e konsumojnë dhe e menaxhojnë ujin.
Sot, për nder të Ditës Botërore të Ujit, ftojmë të gjithë qytetarët që ti bashkohen iniciativës apo fushatës tonë vetëdijësuese për të ruajtur një nga burimet më të çmuara të planetit tonë; siç është uji.
Dita Botërore e Ujit, është ditë ndërkombëtare dhe manifestohet, që nga viti 1993 kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 1992 shpalli 22 Marsin Ditën Botërore të Ujit. Dhe që nga atëherë 22 marsi shënohet në gjithë globin, dhe çdo vit, “UN-WATER” subjekti që koordinon punën e OKB-së për ujë dhe kanalizime -përcakton një temë për Ditën Botërore te Ujit , e cila korrespondon me një sfidë të tanishme ose të ardhshme.
Në vitin 2023, Dita Botërore e Ujit fokusohet në përshpejtimin e ndryshimeve për të zgjidhur krizën e ujit dhe kanalizimeve.
Andaj sot, stafi i KRU”Hidromorva” duke e pasur parasysh rendësinë ujit të pijshëm , kemi vendosur që Ditën Botërore të Ujit, ta manifestojmë me disa aktivitete të ndryshme të cilat përçojnë mesazhe vetëdijësuese për rëndësinë e ujit.
Aktivitetin tonë e kemi filluar nga data 7 mars, ku kemi publikuar në faqen e kompanisë një konkurs garues, e cila ka pasur për qëllim që përmes Artit ta shprehin talentin e tyre dhe ta japim mesazhin për rëndësinë e ujit. Konkursi garues është mbyllur dje dhe fituesi i cili ka marr më së shumti pëlqime në punimin e tij, është një djalosh i klasës së dytë, Jori. Pas, pak do ta ndajmë shpërblimin për Jorin.
Aktiviteti tjetër që kemi organizuar është sigurimi i transportit-autobusit për fëmijët e shkollave fillore, të cilëve ia kemi mundësuar që të vizitojnë fabrikën e përpunimit të ujit në Përlepnicë, që të kanë mundësi që të shohin nga afër procesin e përpunimit të ujit dhe procedurën se si furnizohen qytetarët me uji të pijshëm.
Ndërsa këtu në qendër, do të qëndrojmë disa ore, ku do të kemi mundësi të bashkë-bisedojmë me qytetarët dhe njëkohësisht do të shpërndajmë me qindra fletushka të cilat i kemi përgatitur me përmbajtje informuese dhe udhëzues rreth rëndësisë dhe menaxhimit te ujit.
Qëllimi ynë kryesorë i festimit të kësaj dite është që ta mbështesim fushatën globale për krizën e ujit dhe kanalizimit ,dhe ti inkurajojmë qytetaret tanë që të mësojnë më shumë rreth problemeve të lidhura me ujin, ne veçanti ti informojmë se si duhet të ndërmarrin veprime te duhura për të menaxhuar ne mënyrë të qëndrueshme këtë burim te çmuar.
Sipas ekspertëve gjatë viteve të ardhshme, sfidat tona lidhur me ujin do të bëhen me urgjente.
Rreth 70 për qind e ujit të pijshëm e cila konsumohet në botë shkon për bujqësi, andaj, nuk duhet të harrojmë kurrë rendësin e ujit, pasi qe pa ujë, nuk ka siguri ushqimore.
Kërkesat në rritje të popullsisë si dhe rritja dhe zhvillimi i shpejtë i ekonomisë globale, ndryshimet klimatike, janë faktorët që do të përkeqësojnë mungesën e qasjes në ujë dhe kanalizime.
Prandaj, në këtë ditë ndërkombëtare të ujit, kërkesa jonë si institucion, është që të ftojmë të gjithë konsumatorët të reflektojnë duke filluar nga vetja dhe familjet e tyre, ta ruajnë dhe mbrojnë ujin si aset shumë i çmueshëm në jetën e tyre. Të gjithë jemi përdorues të ujit, andaj në të njëjtën kohë duhet të jemi edhe përgjegjës dhe kontribuues në ruajtjen e ujit.
Ndërsa sa i përket menaxhimit për furnizim me ujë tek konsumatorët, ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe angazhim maksimal, për t’i ofruar furnizim me ujë të pijshëm te gjithë konsumatorëve qe janë në të gjitha zonat e shërbimit KRU “Hidromorava” Gjilan.
Misioni ynë është që të ofrojmë një furnizim të qëndrueshëm, të sigurt dhe cilësor të ujit.
Së fundi, uroj që fushatat e tilla të ndikojnë pozitivisht në gjithë globin, dhe të fillojmë që ta vlerësojmë çdo pikë uji, sepse vetëm të bashkuar mund të bëjmë ndryshimin, të paktën duhet që të përpiqemi ta bëjmë këtë botë një vend me të sigurt dhe më të mirë për të jetuar. /2LONLINE/
/Rina Ahmeti Kasumi, zëdhënëse në KRU “Hidromorava” sh.a Gjilan/