DYLON

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital
Avatar photo Redaksia

Nevoja e digjitalizimit të kontabilitetit dhe raportimit financiar si dhe përgatitjet e kuadrove për tregun e punës nën kushtet e reja të një bote digjitale të të bërit biznes, ishte temë trajtimi e KUDO® Konferencës së Kontabilitetit Digjital, që u mbajt në Prishtinë, në organizim të Melita & Partners dhe në mbështetje të USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr. Xhevat Sopi, ishte pjesë e njërit nga katër panelet e Konferencës i cili kishte trajtoi temën me titull: “Kontabilistët e së ardhmes dhe nevojat e tregut të punës”, e ku panelistë ishin edhe dekani i Fakultetit Ekonomik të UP-së, Prof.Asoc.Dr. Driton Balaj, ai i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Prof.Asoc.Dr. Medain Hashani, si dhe përfaqësuesja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani.

EkoHigjiena

Dekani Sopi, foli për transformimin e programit studimor të kontabilitetit që ka ndodhur në Fakultetin Ekonomik të UKZ, duke e shndërruar programin e mëparshëm klasik në një program që i përshtatet nevojave të tregut të punës dhe është në harmoni me zhvillimet e teknologjisë informative në këtë fushë.

Ai theksoi faktin se programi studimor Kontabilitet i Aplikuar është i vetmi në Kosovë që krahas lëndëve bazike për kontabilitetin, në kurrikulën e tij ka bërë obligative dy lëndë në të cilat do të mësohen softuerët e kontabilitet fillimisht e pastaj do të bëhen aplikime të kontabilitetit praktikisht përmes këtyre softuerëve, që do të jenë edhe softuerëve vendor edhe ndërkombëtar.

Konferenca trajtoj edhe çështje të tjera nga aspektin i nevojës, përparësive dhe sfidave të digjitalizimit të kontabilitetit dhe menaxhimit financiar, e në të cilin përpos profesionistë të fushës, morën pjesë edhe përfaqësues nga institucione lokale dhe qendrore të lidhur me fushën e kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Kjo është konferenca e parë në rajon që ka për synim të ngris ndërgjegjësimin për transformimin digjital në kontabilitet dhe menaxhim financiar dhe të sjell sa më afër komunitetin e biznesit, autoritet publike, universitetet, profesionistët e kontabilitetit dhe kompanitë fintech për të fuqizuar industrinë dhe për të gjeneruar ide për rritje të biznesit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.