Njoftim për konsumatorët e fshatit Livoq të Ulët, të Komunës së Gjilanit!
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se kemi hasur në një problem teknike të rrjetit të furnizimit me ujë në pjesën e fshatit të Livoqit të ulët. Ky problem është i lidhur me një defekt të papritur në gypin kryesor të rrjetit të ujësjellësit, dhe si rezultat i kësaj ngjarje jemi detyruar qe ta ndërpresim furnizimin me uje deri nesër në mëngjesë.
Ekipet tona teknike të mirëmbajtjes nesër në orët e mëngjesit do të dalin në vendin e ngjarjes dhe si gjithmonë me punën e tyre profesionale do të bëjnë të pamundurën që të evitojnë problemin dhe të kryejnë këtë defekt sa më shpejt për të siguruar që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet në mënyrë të rregullt.
Në periudhën e kësaj ndërprerjeje kërkojmë mirekuptimin tuaj për këtë situatë të papritur.
Për çdo informacion shtesë, ju inkurajojmë që të na kontaktoni në numrat e mëposhtëm : 0800-61-0000
Mob: 044983071, Tel: 0280326980,
Kujdestaria inaktive : 044719813.
Ju falenderojmë për mirekuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këto situate te padëshirueshme edhe per ne.
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan