NJOFTIM
Gjilan, 07 Qershor 2022
Defekt në gypin kryesor nga punimet të një firme private!
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë që për shkak të dëmtimit të gypit kryesorë transportues DN 400, i cili është shkaktuar nga punimet të papërgjegjëshme të punëkryerësit të një firme private, në rrugën ” Lufta e Gjilanit”, jemi detyruar që ta ndalim furnizimin me ujë nga FPU Përlepnicë dhe “Guri i Hoxhës”, ku mbi 65% e konsumatorëve në zonën e shërbimit të Gjilanit kanë mbetur pa ujë.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëher pas dëmtimit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar dhe punuar maksimalisht që sa më parë ta sanojnë defektin e shkaktuar.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813