DYLON

Krimet ekonomike të Policisë arrestojnë një person për vepër penale “Falsifikim i Parasë”

Krimet ekonomike të Policisë arrestojnë një person për vepër penale “Falsifikim i Parasë”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë kryer veprime hetimore dhe operative me ç ‘rast kanë arritur të sigurojnë dëshmi relevante se i dyshuari me iniciale (SH.J.) me datën 05.06.2022 derisa kishte punuar si kamarier në një  kafiteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400€, të cilat para dyshohet se ishin të falsifikuara. 

Lidhur me rastin me datën 06.06.2022 njësia e krimeve ekonomike në Gjilan, kanë  sekuestruar përkohësisht 8X50 € =400€, me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale.

EkoHigjiena

I dyshuari i lartshënuar me veprimet e tij dyshohet se ka konsumuar veprën penale  “Falsifikim i Parasë” neni 296 paragrafi 1 , i kodit penal të RKS-së.

Më datën 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari (SH.J.) dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.