“Secila kohë ka heronjtë e vetë. Heronjtë të vërtetë në sanimin e defektit ishin punëtorët e shërbimit teknik të cilët punuan mbi 20 orë, që konsumatorët e KRU “Hidromorava” të kenë furnizim me ujë”, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kështu është thënë në një njoftim të Kompanisë Rajonale për Ujë “Hidromorava”, pas sanimit të një defekti që kishte lënë një pjesë të Gjilanit pa ujë.
Ja njoftimi i plotë!
Rikthehet furnizimi me ujë në Gjilan
Të nderuar konsumatorë! Ju njoftojmë se pas punimeve të gjata nga dita e djeshme deri sot në ora 16:00, është rikthyer furnizimi me ujë në komplet zonën e shërbimit të ujësjellësit.
Secila kohë ka heronjtë e vetë. Heronjtë të vërtetë në sanimin e defektit ishin punëtorët e shërbimit teknik të cilët punuan mbi 20 orë, që konsumatorët e KRU “Hidromorava” të kenë furnizim me ujë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe durimin që keni treguar.
Me respekt!
Kru “Hidromorava” Sh.A
Gjilan