Hendbollistja më cilësore në Superligën e Kosovës, Esma Muratoviq është transferuar në Spanjë.
Pasi u bë pjesë e suksesit me KH Istogun, Muratoviq ka vendosur që të vazhdojë karrierën te San Jose Obrero.
Esma pritet të zëvëndësojë në Spanjë hendbollisten boshnjake, Armina Isiq e cila ka pësuar lëndim të rëndë në gju.
Muratoviq është 24 vjeçare, e lindur në Podgoricë, ndërsa sezonin e kaluar me plot sukses ka luajtur për kampionët e Kosovës në hendboll, KH Istogun.