Ndarja nga jeta e ikonës së hendbollit gjilanas, Agim Shkodrës ka tronditur gjithë opinionin sportive dhe jo vetëm në Gjilan.
Shumë hendbollistë gjilanas, trajnerë sporti, bashkëpuntorë, e tifozë të Dritës kanë ndarë dhimbjen për largimin e Agimit, ndërsa kanë ngushëlluar familjarët, shkruan 2LONLINE.com.
Dy nga ta janë edhe hendbollistët e Dritës, portiere Arbër Sylejmani, Farije Huskovci dhe hendbollistja, Bjondina Starabaja.
Agim Shkodra, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.
Ja disa nga postimet:
“Lamtumirë Axha Agim!
Një tjetër mëngjes i kobshëm për mua. Sikurse nuk mjaftuan lotët e shtatorit, tashmë e humba edhe axhën Agim, trajnerin tim të parë nga fëmijëria, ai i cili më mësoi hapat e parë dhe më shtoi dashurinë për lojën e Hendbollit.
Gjenerata jonë dhe unë personalisht nuk do ta harrojmë asnjëherë kontributin e axhës Agim për klubin e KH Dritës dhe lojtarët që luajtën në këtë klub ndër vite.
Jam shumë i shokuar dhe nuk gjej fjalët për të përshkruar, por vetëm dëshiroj që si ish-lojtarë i KH Dritës, ti shpreh ngushllime së pari familjes së tij Shkodra, ish-bashkëlojtarëve të mi te Drita dhe gjithë miqëve të ij.
U prefsh në paqe axha Agim!”, ka shkruar Sylejmani.
“Nuk po di qysh me fillu,Zot falimderit që t’pash dje frymen e fundit,ikon gjithmon,dashni,emocion qdo her për ty,hapat e mi par nga ju sot jom këtu dal Zotit e ty ndihem krenar për ty njeri që ka dhon për Hendboll Gjilan Kosov Allahu n’xhehnet – Agim Shkodra”, ka shkruar Huskovci.
“Kurre se kisha mendu qe ka me ardh dita me i shkru kto fjale për ty njeriu qe e kam konsideru gjithmone si baben tim të dyt..Falemnderit qe ke qen pjese e jetes time per shum vite edhe me ke ndihmu me u formu si nje sportiste e aq me shum si njeri 😭…Hendbolli sot humbi nje njeri qe gjith jeten ia perkushtoj hendbollit e sidomos sukseseve te klubit HC DRITA.I PAHARRUESHEM DO MBETESH GJITHMONE TRAJNER.
Zoti ne gjehhnet InshAllah 😢Te qoft i gjith mundi hallall per ate qe ke bo per ne”, ka shkruar hendbollistja gjilanase, Bjondina Ramabaja.