Organizata Joqeveritare Help Kosovo ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës, në kuadër të projektit “Përkrahje të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal”.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje rreth 40 qytetarë të Komunës së Kamenicës do të kenë mundësinë që të trajnohen dhe aftësohen në lëmi të ndryshme.
Sipas organizatës Help Kosovo, trajnimet do të jenë të dizajnuara në bazë të kërkesës së qytetarëve por kryesisht fokusi do të jetë në krijimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Targeti i këtij projekti janë të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, ndërkaq që lloji i këtyre trajnimeve do të jetë i fushave të ndryshme.
Këto janë disa nga trajnimet: elektricist, ngrohje qëndrore, saldim, rrobaqepësi, floktari, furrëtari e shumë trajnime të tjera, që do dizajnohen varësisht nga kërkesa e qytetarëve.