(2LONLINE) – Marrëveshja e radhës për bashkëqeverisje në Gjilan është nënshkruar sot mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës.
Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri dhe ai i KDTP-së Kadir Husein.
“LDK, duke u bazuar në vullnetin e mirë të përfaqësimit të komuniteteve do ta përkrahë anëtarin e Kuvendit Komunal të KDTP-së dhe të njejtin do t’ia propozojë Kuvendit për postin e zëvendëskryesuesit të komuniteteve”, ka bërë të ditur Saranda Bllaca zëdhënëse e Degës së LDK-së.
KDTP ofron mbështetje të plotë për realizmin e programit qeverisës të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri. Ndërkohë, kryetari Haziri ka konfirmuar se janë duke vazhduar bisedimet edhe me grupet tjera politike në Gjilan. /2lonline/