Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e madhe gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
Haziri tha se përpos misionit të përditshëm, Njësia e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit kanë dhënë kontribut të madh në dezinfektim të objekteve për parandalim të përhapjes së COVID-19.
Komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe të ofruar në vazhdimësi.
Kreu i Gjilanit, gjatë kësaj vizite, ka konfirmuar se në objektin e këtij institucioni do të bëhet instalimi i nxemjes qendrore, sikurse edhe investime të tjera të nevojshme për operim sa më të mirë.