Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot dy biznese që udhëhiqen nga gratë dhe njërën nga pikat e Led Com, që është investim nga Zvicra.
Haziri, i cili u prit nga pronari i Led Com, Refik Ramadani, i ka përgëzuar për sukseset e arritura.
“Gjatë ditës vizitova dy kompani që udhëhiqen nga gratë dhe njërën nga pikat e Led Com, që është kompani me investime nga puna në Zvicër. E përgëzova pronarin e Led Com, Refik Ramadani dhe udhëheqëset e dy kompanive tjera për sukseset e mëdha dhe gjenerimin e një numri të madh të vendeve të punës. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me të gjitha bizneset e Gjilanit. Krenar me këto biznese të suksesshme!”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDKGjilan #LDK160
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/