DYLON

Në Viti po mbahet panairi për ruajtjen e vlerave tradicionale

Në Viti po mbahet panairi për ruajtjen e vlerave tradicionale
Avatar photo Redaksia

Është hapur sot panairi dy ditor, që mbahet për të dhjetën herë me radhë për ruajtjen e vlerave tradicionale, e që po organizohet nga Drejtoria e Bujqësisë, Grupi Lokal i Veprimit “Vitia”, dhe organizata IKC.

Në hapjen e këtij panairi, kryetarja e Grupit Lokal të Veprimit, Fadile Demelezi, theksoi se GLV-ja ka filluar veprimtarinë nga viti 2009, kur u organizua edhe panairi i pare, e që për qëllim kishte të ndryshohet imazhi i Komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

 “Vitia si komunë dhe rajon me shekuj njihet si kultivuese e vlerave të pakrahasueshme tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet për prodhimet bujqësore siç janë kulturat lavërtare, pemëtaria, perim-kultura, bletaria dhe blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore. Andaj Organizimi i këtij panairi është për qëllimin më të mirë që këto vlera të trashëgohen edhe në të ardhmen. Organizimi i këtij panairi, do të ishte i pamundur pa një mbështetje të fuqishme të institucioneve të komunës së Vitisë”, ka thënë Demelezi.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, morri pjesë edhe drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, si dhe Agron Arifi përfaqësues i IKC-së.  /2LONLINE.com/

FOTO

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.