(2LONLINE) – Është mbajtur në Gjilan akademia përkujtimore kushtuar 8-vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, e cila u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Në akademi kanë marrë pjesë nënkryetari i LDK-së, akademik Sabri Hamiti, kryetari i Podujevës Agim Veliu, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i degës së LDK-së në Kamenicë, Shaip Surdulli si dhe përfaqësues e veprimtarë të tjerë nga jeta politike e kulturore në vend.
Në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se prania shpirtërore, prania vizionare dhe prania frymëzuese e Ibrahim Rugovës për asnjë moment nuk mungoi e, as nuk do mungojë në ne.
Ai tha se Kosova , pas 21 Janarit 2006, me kërkesën për liri, pavarësi e demokraci, nuk e pati lehtë të ecë vertikalisht, pa presidentin Rugova.
E di se nuk e kemi lehtë, siç nuk e patëm lehtë as atë të shtunë të 21 Janarit 2006 kur lajmi i pikëllueshëm ngriu për një moment zemrat tona, na la pa frymë. Thjeshtë, as nuk mund ta besonim. As nuk deshëm ta besojmë. Sepse Ai na duhej si kurrë më parë. Ish përafruar momenti i realizimit të Vizionit të Tij, që u bë Vizion i një populli. Ëndrra e tij dhe jona për një Kosovë të njohur ndërkombëtarisht, për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, po bëhej realitet i prekshëm”, ka thënë Haziri.
Dhe, neve, si kurrë më parë, donim që Ai të ishte prezent në realizimin, në shijimin dhe në zhvillimin e mëtejmë të këtij Vizioni, sepse dhe ish ideator e autor, ish Prijësi dhe, neve, ishim mësuar të ecnim pas Tij, meqë e kishim më lehtë, ishim më të mbrojtur, më të paqtë, më të dashur. Ishim në shërbim të atij vizioni të cilin me padurim e priste një popull që aq shumë kish dhënë, kish gjakuar për të. Dhe, ajo ditë ish në prag, dita që Ai, sikur nëpër legjenda, na iku papritur. Por, na iku vetëm fizikisht, ka thënë kryetari Haziri.
Kryetari Haziri është shprehur po ashtu se presidenti ynë historik, Dr.Ibrahim Rugova, realisht na nxori në rrugë të drejtë, na nisi drejt familjeve demokratike, drejt një civilizimi perëndimor, drejt shteteve prej të cilave neve kishim interes jetik, pa ndihmën e të cilave as që do ishim këtu ku jemi sot.
“Prandaj, edhe pas tetë viteve, neve s’mund të pajtohemi se Ai na iku fizikisht, atëherë kur na duhej më së shumti. Na iku duke na lënë në rrugën e Tij, në mësimet e Tij, në përmbushjen e vizionit të Tij, në filozofinë dhe trashëgiminë e Tij politike, në Shtetin që Ai e projektoi dhe po e gëzojmë dhe ndërtojmë sot, neve, pasardhësit e Tij. Jemi të vetëdijshëm për rrugën që e bëmë pa të. Patëm sfida të mëdha. Përplasje. Goditje, nga më të ndryshmet. Madje edhe ndërskamza, nga brenda, nga jashtë. Patëm e ç’nuk patëm…dhe ecëm, nuk u ndalëm, i qëndruam besnik këtij Themeluesi, të këtij vizioni, të kësaj filozofie politike, po edhe të vetë këtij shteti. Dhe, këtë duhet ta themi shumë më zëshëm. Ai është babai i kësaj Kosove të re që rrodhi prej asaj Dardanie të lashtë, në thellësitë e së cilës prehet Ai, përjetësisht në atë paqe që aq shumë e ëndërroi”, tha ai.
Kryetari Haziri ka pohuar se Presidenti Rugova ishe i lidhur shumë me Gjilanit dhe miqtë e tij i kishte pikërisht nga Gjilanit si: Beqir Musliun, Musa Ramadanin, Ibrahim Kadriun etj.
“Besnikët më të mëdhenj të vizionit të tij i gjeti po këtu. Vizitën e parë në liri e bëri po këtu ku u prit si Shenjt, si Hero më 17 qershor të vitit 2000. Po, edhe vizitën e fundit jashtë Prishtinës, e bëri po në Gjilan, kur na e bekoi Bukën e Re të tokës sonë më 19 korrik 2005”, ka thënë i emocionuar Haziri.
Ndërsa nënkryetari i LDK-së, akademiku Sabri Hamiti, tha se ne e kemi vepër punën e Rugovës dhe kjo vepër duhet të ruhet brez pas brezi.
“Rugova është përherë me ne. Ai është programi i shkuar e i pashkruar për ne dhe mendoj se është edhe për Kosovën Evropiane. Unë them që njerëzit që kujtohen kanë intensitet, ata janë gjallë, janë vlera. Përmes Presidentit Ibrahim Rugova është provuar që LDK i përket të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, tha me këtë rast akademiku Sabri Hamiti.
Në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se prania shpirtërore, prania vizionare dhe prania frymëzuese e Ibrahim Rugovës për asnjë moment nuk mungoi e, as nuk do mungojë në ne.
Ai tha se Kosova , pas 21 Janarit 2006, me kërkesën për liri, pavarësi e demokraci, nuk e pati lehtë të ecë vertikalisht, pa presidentin Rugova.
E di se nuk e kemi lehtë, siç nuk e patëm lehtë as atë të shtunë të 21 Janarit 2006 kur lajmi i pikëllueshëm ngriu për një moment zemrat tona, na la pa frymë. Thjeshtë, as nuk mund ta besonim. As nuk deshëm ta besojmë. Sepse Ai na duhej si kurrë më parë. Ish përafruar momenti i realizimit të Vizionit të Tij, që u bë Vizion i një populli. Ëndrra e tij dhe jona për një Kosovë të njohur ndërkombëtarisht, për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, po bëhej realitet i prekshëm”, ka thënë Haziri.
Dhe, neve, si kurrë më parë, donim që Ai të ishte prezent në realizimin, në shijimin dhe në zhvillimin e mëtejmë të këtij Vizioni, sepse dhe ish ideator e autor, ish Prijësi dhe, neve, ishim mësuar të ecnim pas Tij, meqë e kishim më lehtë, ishim më të mbrojtur, më të paqtë, më të dashur. Ishim në shërbim të atij vizioni të cilin me padurim e priste një popull që aq shumë kish dhënë, kish gjakuar për të. Dhe, ajo ditë ish në prag, dita që Ai, sikur nëpër legjenda, na iku papritur. Por, na iku vetëm fizikisht, ka thënë kryetari Haziri.
Kryetari Haziri është shprehur po ashtu se presidenti ynë historik, Dr.Ibrahim Rugova, realisht na nxori në rrugë të drejtë, na nisi drejt familjeve demokratike, drejt një civilizimi perëndimor, drejt shteteve prej të cilave neve kishim interes jetik, pa ndihmën e të cilave as që do ishim këtu ku jemi sot.
“Prandaj, edhe pas tetë viteve, neve s’mund të pajtohemi se Ai na iku fizikisht, atëherë kur na duhej më së shumti. Na iku duke na lënë në rrugën e Tij, në mësimet e Tij, në përmbushjen e vizionit të Tij, në filozofinë dhe trashëgiminë e Tij politike, në Shtetin që Ai e projektoi dhe po e gëzojmë dhe ndërtojmë sot, neve, pasardhësit e Tij”, ka nënvizuar më tutje Haziri.
Jemi të vetëdijshëm për rrugën që e bëmë pa të. Patëm sfida të mëdha. Përplasje. Goditje, nga më të ndryshmet. Madje edhe ndërskamza, nga brenda, nga jashtë. Patëm e ç’nuk patëm…dhe ecëm, nuk u ndalëm, i qëndruam besnik këtij Themeluesi, të këtij vizioni, të kësaj filozofie politike, po edhe të vetë këtij shteti. Dhe, këtë duhet ta themi shumë më zëshëm. Ai është babai i kësaj Kosove të re që rrodhi prej asaj Dardanie të lashtë, në thellësitë e së cilës prehet Ai, përjetësisht në atë paqe që aq shumë e ëndërroi, tha ai.
Kryetari Haziri ka pohuar se Presidenti Rugova ishe i lidhur shumë me Gjilanit dhe miqtë e tij i kishte pikërisht nga Gjilanit si: Beqir Musliun, Musa Ramadanin, Ibrahim Kadriun etj.
“Besnikët më të mëdhenj të vizionit të tij i gjeti po këtu. Vizitën e parë në liri e bëri po këtu ku u prit si Shenjt, si Hero më 17 qershor të vitit 2000. Po, edhe vizitën e fundit jashtë Prishtinës, e bëri po në Gjilan, kur na e bekoi Bukën e Re të tokës sonë më 19 korrik 2005”, ka thënë i emocionuar Haziri.
Ndërsa nënkryetari i LDK-së, akademiku Sabri Hamiti, tha se ne e kemi vepër punën e Rugovës dhe kjo vepër duhet të ruhet brez pas brezi.
“Rugova është përherë me ne. Ai është programi i shkuar e i pashkruar për ne dhe mendoj se është edhe për Kosovën Evropiane. Unë them që njerëzit që kujtohen kanë intensitet, ata janë gjallë, janë vlera. Përmes Presidentit Ibrahim Rugova është provuar që LDK i përket të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, tha me këtë rast akademiku Sabri Hamiti. /2lonline/