(2L ONLINE) -Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri uron Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan me kryetar Sylejman Osmani, Imamët e xhamive, xhematin dhe secilën familje e qytetarë të besimit islam, me rastin e ardhjes së muajit të shenjtë të ramazanit, duke dëshiruar paqe, shëndet, lumturi e gëzim për çdo qytetarë gjatë këtij muaji.
Muaji i bekuar i ramazanit na bashkon të gjithëve edhe më fuqishëm para zotit.
Si i pari i qytetit të Gjilanit, si përfaqësues i juaji, si mik, por edhe si besimtar, më lejoni t’u dërgoj të gjithë juve në Këshillin e Bashkësisë Islame, Imamëve, xhematit, familjeve dhe çdo qytetari urimet më të përzemërta në emër të qeverisjes komunale të Gjilanit me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit, duke u dëshiruar shëndet, paqe dhe agjërim sa më të lehtë në këtë kohë vere.
Është muaji i freskisë në islam edhe pse jemi në stinën e verës. Dëshiroj që të jemi edhe më të afërt me njëri – tjetrin në punë të mira e të mbara për Gjilanin.
Kështu sikur në këtë muaj dëshiroj që edhe pas ramazanit të vazhdojmë me ndihmë e solidaritet ndaj njëri – tjetrit, me punë e përkushtim dhe me bashkëpunim të ndërsjellë”, thotë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit