Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur hapur mospajtimin e tij me disa vendime të fundit të Qeverisë së Kosovës. Madje ai ka treguar se kush është burim infeksioni e kush jo.
Haziri ka thënë se mundemi me i identifikua burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen, por vetëm duhet koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjësive dhe mbikëqyrje rigoroze.
“Stafi i administratës, mjekët, çerdhet, policia bile edhe ushtarët e deputetët, janë burime infeksioni, por jo edhe lokalet, xhamitë apo kishat”, ka thënë i pari i Gjilanit, për të shtuar se përpos tjerash, duhet të hapen teatrot e bibliotekat dhe të lejohen dasmat në kushte pandemie, duke respektuar masat mbrojtëse. /2LONLINE.com/