(2L ONLINE) – Drejtori i Shërbimeve Publik Inë Komunën e G|jilanit, Sokol Haziri ka thenë të hënën se në rrugën “Halim Orana” dhe në atë “Fehmi Agani” në lagjen “Dardania II” është ndërtuar rruga e stilit europian, me të gjitha elementet përcjellëse, madje me shteg edhe për biçikleta.
Haziri tha se ky është trend i ri i kohës moderne, ndërsa ka dy përfitime për qytetarët: iu mundëson biçiklistëve të lëvizin në mënyrë të barabartë me automjetet në trafik dhe ndikohet në mbrojtjen e ambientit.
“Në kuadër të projektit të shënjëzimit horizontal të rrugëve, sektori përkatës i ka kryer këto punë që janë vërtet jo vetëm të bukura për t’i parë, por janë edhe shumë praktike për t’ju mundësuar qasje të barabartë në komunikacion edhe biciklistëve. Në aspektin teknik po e shohim për herë të parë dhe ky proces do të vazhdoj të implementohet në ato aty ku ka mundësi teknike. Ky është një trend i ri, në përkuthje me kërkesat e kohës moderne për t’iu mundësuar qytetarëve që më tepër të lëvizin me bicikleta se sa me automojete, për shkak të faktorëve që ndikojnë në mbrojtjen e ambientit”, tha Haziri.
Sipas tij, ne këtë trend të modelit europian, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj ndërrtimin e rrugëve tjera të qytetit dhe në fshatra, duke iu mundësuar qytetarëve jetesë të dinjitetshme. /2L ONLINE/