Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në ditën e 47-të të përballjes me virusin COVID-19, tha se është një lajm i mirë për Gjilanin pasi që nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me COVID-19, derisa i kemi pesë të shëruar plotësisht.
“Vazhdojmë me zbatimin e masave në mënyrë strikte për të arritur në pikën zero të infeksionit. Durim edhe pak ditë. #rriNshpi”, thotë kryetari Haziri.