(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Gjilanit Lutdi Haziri ka kërkuar mirëkuptimin dhe mbështetjen nga ana e qytetarëve për vitin 2014, duke thënë se do të jetë një vit i vështirë buxhetor si rrjedhojë e borxheve të trashëguara.
Ai ka premtuar se do të ketë disiplinë të rreptë në shpenzime sepse sipas tij pa një gjë të tillë nuk mund të funksionojë një komunë me 8 milion euro borxhe. Haziri ka rikujtuar se buxheti i komunës është mbi 20 milion euro ku gati 60 për qind shkojnë për paga. Por ai tha se do të zvogëlohen në maksimum harxhimet në mallra e shërbime, shpenzime komunale, në mënyrë që nga kursimet të krijojmë investime
Për më tepër ai ka bërë të ditur se do të ftojë një auditor të pavarur për të bërë auditivin e të gjitha zyrave dhe organeve komunale që janë marr me shpenzimet buxhetore. Do të kemi një pasqyrë të qartë se si është hyrë në borxhe ka thënë ai , për të shtuar se të gjeturat e auditorit, rekomandimet e tija do ti zbatojë.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të gjeturat e auditorit të jenë edhe punë për prokurorinë.
Ndryshe, i pyetur për projektin e lumit Mirusha , Haziri ka thënë se ose do të kryhet sipas projektit në tërësi ose do të mbyllet, por gjendja do të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse Qeveri vazhdon ta diskriminojë Gjilanin. Ai tha se duhet pritur pastaj që të vije nj qeveri e qytetarëve për të vazhduar deri në finalizim.
Përndryshe, Haziri ka folur për angazhimet e tija në secilin segment të jetës që do të trajtohen më së miri e jo si deri tani, duke qëndruar fuqishëm para prioriteteve që ishin premtime të tija, ndërkohë që tha se janë transparentë dhe se komuna do të jetë e hapur tërësisht për qytetarët. /2lonline/